Fonseca: Erdha në Milan për të ndryshuar mënyrën e lojës
Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, ka thënë se e ka pritur një ndeshje të vështirë në duel me Liverpool-in.
Milani të martën nmbrëma u mund nga Liverpool-i (1-3), në kuadër të xhiros së parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.
Strategu portugez thotë se ka ardhur në ‘San Siro’ për ndryshuar mënyrën e lojës së milanistëve.
“Më morën këtu te Milani për të ndryshuar mënyrën se si luan ekipi dhe kjo është ajo që po përpiqem të bëj. E dija se do të ishte e vështirë. Të ndryshosh shumë është gjithmonë e vështirë dhe nuk është e lehtë, sepse është një ndryshim shumë i madh”, ka thënë Fonseca.
“Unë jam po aq i fortë sa ditën e parë, duke e ditur se rezultatet nuk janë ato që duam dhe se nuk kemi kohë por ajo që më solli këtu është mënyra ime e lojës dhe kjo është ajo që do të vazhdoj të bëj me këtë ekip”, ka theksuar ish-trajneri i Lillës.