Fofana po rritët, thotë Capello
Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka lavdëruar futbollistin e AC Milanit, Fofana-n.
Fofana bëri paraqitje mjaft të mirë në fitoren e skuadrës ‘Rossonere’ ndaj Interit.
Milani mundi Interin (2-1) të dielën mbrëma në derbin më të madh italian.
Capello mendon se Fofana po rritet dhe po përshtatet mjaft mirë në skuadrën e Fonseca-s.
“Fofana po vjen duke u rritur dhe duke u përshtatur. Kam besim se do ta shohim shumë shpejtë në një formë të shkëlqyer në mesfushë”, ka thënë Capello.