Fluks i automjeteve në kufi, sot pritje më të gjata në Merdar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin e automjeteve në hyrje dhe dalje në pikat kufitare të Kosovës.
Për dallim nga dita e djeshme ku pritjet ishin deri në 3 orë te Dheu i Bardhë, mëngjesin e sotëm ato janë më të vogla. Fluks më të madh ka te pika kufitare në Merdar, ku kolona ka arritur deri në 500 metra dhe pritjet për dalje nga Kosova janë deri 1 orë, derisa te Dheu i Bardhë pritjet për dalje janë deri në 30 minuta. Ndërkohë, pritjet për hyrje në Kosovë janë nga 3 deri në 5 minuta. Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.