Flick pas humbjes nga Las Palmas: Nuk ishte dita jonë

Flick pas humbjes nga Las Palmas: Nuk ishte dita jonë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shprehur tejet i zhgënjyer me disfatën kundër Las Palmas.

Katalonasit u mundën dje para tifozëve të tyre nga Las Palmas (1-2), duke rrezikuar kreun e tabelës në elitën e futbollit spanjoll.

“Nuk ishte dita jonë. Në pjesën e dytë krijuam më shumë raste, por nuk ishte dita e duhur”, ka thënë Flick.

“Ne duhet të ndryshojmë, të mbrohemi më mirë. Nëse nuk shënon, është më e vështirë të mbash portën e pastër. Nuk është problem vetëm për mbrojtësit, por për të gjithë ekipin. Ne duhet të gjejmë sërish lojë tonë”, ka pohuar strategu gjerman.

Share This