
Flet Sami Lushtaku pas intervistimit: Kurti mos ta përdor pushtetin për qëllime të veta
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku pasi u lirua në procedurë të rregullt ka folur para qytetarëve.
Ai i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që siç tha të mos e përdorë pushtetin për qëllime të veta
“Albin Kurtit mos ta përdor pushtetin për qëllime të veta, i bëjmë thirrje nga këtu, mos ta përdor pushtetin mos ta përdorë policie, mos ta përdor prokurorinë, mos ta përdor gjykatën”, ka thënë Lushtaku, raporton Klan Kosova.
Kryetari i Skenderajt shkoi në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me incidentin e djeshëm me kreun e VV-së në këtë qytet, Hysni Mehanin.
Përndryshe, mbrëmë u zhvillua një aksioni i Policisë së Kosovës në Skenderaj, ku Njësia Speciale kreu bastisje dhe ndaloi disa persona, përfshirë edhe zëdhënësin e Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku.

