Fitore speciale për Stefano Piolin, vetëm 4 trajnerë e kanë arritur këtë moment historik
Triumfi dramatik me shifrat 2-3 ndaj Udinezes, ishte i 100 për Stefano Piolin në stolin e Milanit, në 166 ndeshje që trajneri ka drejtuar në total kuqezinjtë në Serinë A.
Një fitore vërtet speciale për Piolin, teksa vetëm 4 trajnerë të tjerë e kanë kapur kuotën e 100 fitoreve me Milanin në Serinë A, bëhet fjalë për Ancelottin, Rocco, Capelon dhe Lindholm.
Mes këtyre emrave vetëm Ancelotti e ka kapur kuotën e 100 fitoreve, në pak ndeshje se Pioli, trajneri aktual i Realit e regjistroi këtë statistikë speciale në ndeshjen e tij të 165 nën drejtimin e Milanit.