Firmoset marrëveshja, 12.6 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në tri komuna

Firmoset marrëveshja, 12.6 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në tri komuna

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 12.6 milionë eurosh me KfW, e cila ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan.

Ministri, Hekuran Murati, tha se kjo marrëveshje do të mundësojë ofrimin e infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave në këto tri komuna.

Sipas tij, ky projekt ka për qëllim të kontribuoj në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në përputhje me parimet e mbrojtjes së mjedisit si dhe të kontrolloj depozitimin e mbetjeve sipas strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve, raporton EO.

Share This