Finalja e Champions League, Real Madrid vazhdon të paguajë Eden Hazard edhe pas tërheqjes nga futbolli
Pavarësisht tërheqjes nga futbolli, Eden Hazard vazhdon të paguhet nga Real Madrid.
Në kontratën e belgut me Blancos, të nënshkruar në verën e vitit 2019 pas transferimit zyrtar nga Chelsea, kishte disa bonuse në favor të Blues.
Mes tyre, disa të lidhura me rezultatet e marra nga spanjollët në Evropë deri më 30 qershor 2024.
Në këtë kuptim, përfshihet edhe pagesa prej 5 milionë eurosh për Chelsea nga Real Madrid, sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano.
Klubi spanjoll, në dritën e kualifikimit në finalen e Champions League, duhet të bëjë pagesën për një lojtar që tashmë është inaktiv.
“Chelsea do të fitojë 5 milionë funte bonus nga Eden Hazard pasi Real Madrid arriti në finalen e UCL! Edhe me daljen në pension të lojtarit, bonusi do të vazhdojë të jetë i vlefshëm mes Chelseat dhe Realit”, shkruan Romano në Facebook.