Finalja e Champions League 2027, jo në Milano

Finalja e Champions League 2027, jo në Milano

Lajmi ishte në ajër, por tani ka mbërritur edhe njoftimi zyrtar.

Milani nuk do të jetë më në garë për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2027, këtë e vendosi UEFA gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv sot në Pragë, Republika Çeke.

“Meqenëse Bashkia e Milanos nuk mund të garantojë që stadiumi San Siro dhe rrethinat e tij do të preken nga punimet e rinovimit, është vendosur që finalja të mos i jepet Milanit dhe të rihapet procedura për të caktuar një vend të përshtatshëm, një vendim që pritet në maj/qershor 2025”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Share This