Fillon “lufta” e merkatos për Zirkzee, klauzola e holandezit është 40 milionë euro
Klauzola prej 40 milionë eurove e futur nga Bologna për të lejuar Bayern Munich të rimarrë Joshua Zirkzee mund të shtrihet në të gjitha klubet e tjera.
Këtë gjë e ka konfirmuar “La Gazzetta dello Sport” e cila shpjegoi se si bolonjezët mund ta aplikojnë këtë kërkesë edhe me ekipet e tjera që janë të gatshme të blejnë talentin holandez.
Pikërisht për këtë arsye, Inter, Milan dhe Juventus kanë filluar punonën për të tentuar transferimin e yllit të Bologna.