
FIFA konfirmon ngritjen historike të Kosovës për 7 pozita, sukses i punës së presidentit Ademi
Federata Futbollit Botëror (FIFA), të premten ka publikuar renditjen e re të përfaqësueseve kombëtare, ku Kosova ka shënuar ngritjen më të madhe në historinë e saj, duke kaluar nga vendi i 91-të në pozitën e 84-të – plot shtatë vende më lart, shkruan Rekordi.net.
Kjo rritje vjen pas paraqitjeve të shkëlqyera të “Dardanëve” në ndeshjet e fundit kualifikuese, ku ekipi ka treguar formë të lartë, disiplinë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në fushë.
Sukses që mban firmën e FFK-së dhe presidentit Ademit
Analistët sportivë e konsiderojnë këtë arritje si rezultat të një pune të qëndrueshme institucionale në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), e cila nën drejtimin e presidentit Agim Ademi ka sjellë stabilitet, vizion dhe profesionalizëm në menaxhimin e futbollit vendor.
Gjatë mandatit të tij, Kosova ka arritur përmirësime të dukshme në infrastrukturë, organizim dhe përfaqësim ndërkombëtar, ndërsa ekipi kombëtar po përfiton nga një strategji afatgjatë për zhvillimin e talenteve dhe ngritjen e nivelit kompetitiv.

Kosova, në rrugën e ambicieve të mëdha
Me këtë ngritje, Kosova hyn në mesin e përfaqësueseve që kanë shënuar progresin më të madh këtë muaj në renditjen botërore.
Ky është një sinjal i qartë se “Dardanët” po ecin drejt objektivave të mëdha – përfaqësimit në Kampionatin Evropian dhe Botëror në të ardhmen e afërt. /Rekordi.net


