
FIFA e vlerëson zhvillimin e futbollit në Kosovë: Akademia e Talenteve shënon një moment historik
FIFA ka vlerësuar zhvillimin e futbollit në Kosovë, duke veçuar një ngjarje të rëndësishme të organizuar nga Akademia e Talenteve e FIFA-s në Kosovë.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, FIFA ka bërë të ditur se Akademia e Talenteve të FIFA-s në Kosovë, e vendosur në kampin kombëtar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në Hajvali, ka shënuar një moment të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në vend.
Ngjarja është cilësuar nga zyrtarët si një moment historik për zhvillimin e futbollit kosovar, me fokus të veçantë në identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të rinj.
FIFA ka publikuar edhe pamje nga aktivitetet e akademisë, ku shihen futbollistë të rinj duke zhvilluar stërvitje në kuadër të programit.
Ky vlerësim nga FIFA paraqet një tjetër dëshmi për rëndësinë që po i kushtohet zhvillimit të gjeneratave të reja dhe krijimit të kushteve më të mira për talentet e futbollit në Kosovë.

