FFK konfirmon se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani, atmosferë e zjarrtë na pret

FFK konfirmon se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Rumani, atmosferë e zjarrtë na pret

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e 6 shtatorit, Kosovë – Rumani.

“Ju njoftojmë se të gjitha biletat për ndeshjen e shumëpritur Kosovë – Rumani janë shitur! Faleminderit për mbështetje të jashtëzakonshme dhe entuziazmin tuaj të pafund”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

FFK është e lumtur që stadiumi “Fadil Vokrri”, si gjithmonë, do të jetë i mbushur me energji dhe pasion për të mbështetur Dardanët tanë.

Share This