FFK-ja ndan katër bursa studentore, Ademi: Do të jemi gjithmonë pranë studentëve

FFK-ja ndan katër bursa studentore, Ademi: Do të jemi gjithmonë pranë studentëve

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve, ka ndarë sot katër bursa studentore për studentët e dalluar.

Ky projekt vjen si një hap i rëndësishëm në mbështetje të të rinjve që synojnë të avancojnë në fushën e sportit dhe edukimit fizik.

Në ceremoninë e ndarjes së bursave, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, përgëzoi dekanin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, Florian Miftari dhe prodekanin Malsor Gjonbalaj, për këtë nismë të vlefshme që synon të ndihmojë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

“Jam tejet i lumtur që ka nisur një iniciativë e tillë. FFK do të jetë gjithmonë pranë studentëve, jo vetëm me bursa, por edhe duke krijuar mundësi të tjera për zhvillimin dhe avancim”, ka theksuar Ademi.

Share This