Festivali ‘Newborn Kosova2024’ me renome botërore
Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit “Newborn Kosova2024”, po zhvillon edicionin e tretë, e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Festivaleve të Vallëzimit. Kjo ngjarje ka për qëllim të promovojë kulturat e ndryshme botërore përmes valleve tradicionale.
Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit “NewBorn Kosova” ka nisur edicionin e tretë, i cili ka për qëllim promovimin e kulturave të ndryshe botërore përmes vallëzimeve tradicionale.
“Puna e artit puna e kulturave të ndryshme pra secila e ka ndjeshmërinë e vet dhe ne nuk e kemi atë program që të caktohet një herë një grup pastaj mos të lëvizin kështu që në kuadër nga grupi që vije edhe sfidat të gjitha shfaqen por që janë të mirëseardhura sepse kjo e bënë të veçantë një festival..”, tha Zymrije Grajçevci, drejtoreshë për FIDAF Kosova dhe “Newborn Festival”
Për anëtarin e jurisë profesionale, Vinset Reyes, është kënaqësi të bëjë vlerësimin e artistëve ndërkombëtarë.
“Jam shumë i nderuar të jem këtu vi nga një vend i vogël dhe të jem këtu për të festuar, për tu bashkuar në festivalin e vallëzimit dhe muzikës pra është nder”, tha Vinset Reyes – Guam.
Në këtë edicion, interesimi i grupeve artistike nga nëntë shtete ishte i madh, të cilat do të performojnë dhe konkurrojnë për tri premitë kryesore.
” E ka fituar një renome festivali në spektrin botëror të federatës edhe në momentin kur po del shpallja që NewBorn- i kemi shumë kërkesa e kemi një grup që e bën seleksionimin dhe po duam t’i japim më shumë kolorit kësaj pjesës së përzgjedhjes”, tha Qëndrim Lluka, drejtor i Marketingut në Festivalin “NewBorn Kosova”.
Festivali “NewBorn” është një ngjarje që sjell frymë të re në skenën kulturore dhe artistike të Kosovës, duke paraqitur një platformë për shkëmbim të eksperiencave dhe njohje të kulturave të tjera.
Artistët nga nëntë shtete performojnë valle tradicionale dhe garojnë për çmimet kryesore. /rtk/