Ferizaj shtang Gjilanin

Ferizaj shtang Gjilanin

Ferizaj ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në elitën e futbollit tonë.

Skuadra e Ferizajt ka triumfuar në udhëtim tek Gjilani, me rezultat 1-2, të premten në ndeshjen e parë të javës s gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Sadriu (14’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi skuadrën mike prej 0-1, derisa në finish të pjesës së parë Andul dyfishojë avantazhin e Ferzajt në 0-2.

Krejt çfarë bën gjilanasit ishte goli i nderit të cilin e realizoi Jarovic (72’).

Të besuarit e Ardian Nuhiut e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Jamal Aragos dhe Besir Ramadanit

Pas kësaj fitore, Ferizaj ka 10-të pikë në pozitën e shtatë, kurse, Gjilani ka një pikë më pak në pozitën e tetë.

Share This