FC Ballkani i lumtur që po bëhet me stadium të ri
Ministri i Kulturës, z.Hajrullah Çeku ka bërë me dije që qyteti i Suharekës po bëhet me stadium të ri.
Për t’u bërë i mundur një projekt i tillë, Kuvendi Komunal i Suharekës ka ndarë parcelë prej 13 hektarëve.
FC Ballkani përmes llogarisë së tyre në rrjetet sociale, ka njoftuar se qyteti i Suharekës do të bëhet me stadium të ri.
Sipas tyre, qyteti i kampionëve po bëhet me një impiant të dinjitetshëm, gjë e cila sipas Ballkanit, e rrit edhe më shumë dëshirën e vullnetin për të investuar në futboll
“Ne si klub jemi të lumtur që më në fund edhe qyteti ynë, qyteti i kampionëve, po bëhet me një impiant të dinjitetshëm, gjë e cila e rrit edhe më shumë dëshirën e vullnetin për të investuar në futboll”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.
Sipas këtij njoftimi, aktualisht është bërë e ditur se koncepti ideor është përzgjedhur se vitin e ardhshëm nisin procedurat tjera.