FC Ballkani: Faleminderit kampion!
FC Ballkani e ka konfirmuar ndarjen me trajnerin Ilir Daja.
Skuadra nga Suhareka e ka falënderuar trajnerin Daja për kontributin e madh që ka dhënë tek kampionët në fuqi të Kosovës.
Ballkani nëndrejtimin e strategut shqiptar bëri historinë, jo vetëm në futbollin e Kosovës, por edhe në arenën ndërkombëtare.
“Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha. Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë. FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu. Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë. Faleminderit kampion!”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.
Drejtuesit e Ballkanit tashmë janë në kërkim të trajnerit të ri të skuadrës.