“Faton Hajrizin e vrau shteti”: Nëna e tij kritikon Bislimin dhe Haxhiun
Shehrije Hajrizi, nëna e Faton Hajrizit, deklaroi se të birin ia vrau shteti.
Ajo tha se kur Fatoni ka qëndruar në burg e kanë ditë që është i sigurt.
“Fatonin shteti na e ka vra. Fatoni nuk u ikë prej shtëpisë, Fatoni u ikë prej shtëpisë së shtetit. Kur Fatoni u kanë në burg e kena ditë që është i sigurt”, tha ajo në T7.
Tutje ajo kritikon zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren Albulena Haxhiu për deklaratat e tyre.