Fatih Terim tek Al-Shabab
Fatih Terim kthehet në aksion pas një viti.
Për herë të fundit ishte në pankinën e Panathinaikosit në sezonin 2023-2024. Trajneri turk, që në Itali ka drejtuar Fiorentinën dhe Milanin, do të jetë trajneri i ri Al-Shabab, klub në Arabinë Saudite.
Tashmë që lajmi të marrë formë zyrtare pritet të konfirmohet dhe nga klubi i Arabisë Saudite, i cili i ka besuar pankinën ish-trajnerit të Turqisë.
Terim në karrierën e tij ka drejtuar dhe Gallatasarain, Gozteben dhe Ankaraguçun. Me Turqinë pat mbërritur në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian 2008. Me Gallatasarain ka fituar Kupën UEFA në sezonin 1999-2000.
Po kështu kampion i Turqisë në tetë sezone përkatësisht 1996-1997, 1997-1998, 1998-1999, 1999-2000, 2011-2012, 2012-2013, 2017-2018 dhe 2018-2019. Po kështu fitues i Kupës së Turqisë në tre sezone 1998-1999, 1999-2000, 2018-2019, si dhe pesë Superkupa të Turqisë. Karriera e tij e gjatë si trajner do ta ndihmojë Al-Shabab të rritet në pozicionet e larta të renditjes në Arabinë Saudite.