Evropa synon sanksione të tjera ndaj Rusisë, frikë nga rizgjedhja e Trumpit

Evropa synon sanksione të tjera ndaj Rusisë, frikë nga rizgjedhja e Trumpit

Evropa po kërkon të përforcoj sanksionet ndaj Rusisë, nga frika e rikthimit të mundshëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Diplomatët evropianë po përgatiten të pëforcojnë sanksionet ndaj Rusisë duke parashikuar se një kthim i ish-presidentit amerikan Donald Trump mund të minojë përpjekjet perëndimore për të izoluar Moskën, kanë thënë për agjensinë e lajmeve Reuters burime që kanë njohuri për diskutimet.

Bisedimet mes zyrtarëve dhe të dërguarve të BE-së përqendrohen në disa iniciativa për të siguruar që sanksionet evropiane do të mbeten në fuqi për një kohë të gjatë, duke i forcuar ato nëpërmjet zbatimit më të rreptë, edhe nëse Uashingtoni ndryshon qëndrim.

Hapat e mundshëm përfshijnë klauzola siç thuhet “të kapjes së të gjithave” për të identifikuar dhe ndaluar dërgesat e dyshimta të mallrave të destinuara për në Rusi dhe kufizime më të gjera të transportit të naftës, thonë burimet.

Ka gjithashtu diskutime për ndryshimin e një kërkese që ngrirja e aseteve të bankës qendrore ruse, sanksioni më i madh perëndimor ndaj Moskës, duhet të rinovohet nga kryeqytetet evropiane çdo gjashtë muaj.

Disa shtete anëtare janë duke punuar në idenë e një klauzole “gjithëpërfshirëse” të aplikuar ose për mallrat e fushëbetejës ose në një spektër më të madh të eksporteve të ndaluara, kanë thënë tre diplomatë të BE-së.

Klauzola do t’i lejonte zyrtarët doganorë të ndalonin dërgesat nëse destinacioni dukej i palogjikshëm, si për shembull kalimi në Rusi për të arritur në vendet e Azisë Qendrore.

Përgatitjet janë duke u bërë, në pritje të një ndryshimi në pozicionin e Uashingtonit, nëse Trump do të zgjidhet. Çdo zbutje nga Uashingtoni do ta linte Evropën në një pozitë të vështirë, pasi janë Shtetet e Bashkuara, me fuqi gjithëpërfshirëse.

Bashkimi Evropian tani po përpiqet të gjejë mjetet e veta për të forcuar zbatimin dhe për të përforcuar kufizimet e tij ndaj Rusisë. /RTK/

Share This