Eurogol dhe festë me shqiponjë, Asani “show” në Kore

Eurogol dhe festë me shqiponjë, Asani “show” në Kore

Edhe pse u përfol shumë për një rikthim në futbollin europian, Jasir Asani vazhdon aventurën koreane me Gwangju, ekip me të cilin realizoi golin e parë në kampionat.

Sulmuesi i djathtë i kombëtares shqiptare, ka rigjetur rrjetën me skuadrën e tij. Më saktë eurogolin, një specialitet i 29-vjeçarit nga Shkupi.

Asani i dhuroi ekipit të tij suksesin 0-1 jashtë fushe kundër Joenbuk, duke shënuar golin e tri pikëve 20 minuta përpara fundit.

Gwangju ndodhet në formë shumë të mirë, teksa regjistroi triumfin e tretë radhazi në K League 1, ndryshe elita e futbollit të Koresë së Jugut.

Lojtari shqiptar u rikthye pas një kohe të gjatë titullar dhe vendosi ndeshjen me realizimin e tij fantastik. Më pas festë me shqiponjë.

Një çlirim i madh për Asanin, i cili gjatë kësaj periudhe ka marrë oferta të ndryshme nga Europa. Por operacioni i rikthimit në kontinentin e vjetër nuk po realizohet ende. /SS/

Share This