Eurodeputeti austriak: Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të ketë agjendë të qartë për dialogun

Eurodeputeti austriak: Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të ketë agjendë të qartë për dialogun

Qeveria e ardhshme duhet të ketë agjendë të qartë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, thotë eurodeputeti austriak, Lukas Mandl. Kjo çështje, sipas tij, duhet të jetë prioritet për ekzekutivin dhe legjislativin e ri, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, transmeton Periskopi.

Teksa flet për takimet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, ai shprehet se “është e rëndësishme që të vësh vet diçka në tryezën e bisedimeve”.

Pas organizimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Mandl pret nga institucionet vendore që të ndërmerren reforma në Kosovë.

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl është optimist se përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Kaja Kallas do të angazhohet për dialog pozitiv mes Kosovës dhe Serbisë.

Optimist është edhe për heqjen e masave të Bashkimit Evropian kundër Kosovës të vendosura në qershor të vitit 2023.

“Që nga fillimi kam qenë kundër këtyre masave, kundër Republikës së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës. Kam parasysh gjithë situatën, duke pasur parasysh formën e Republikës së Kosovës, vuajtjet e popullit në të kaluarën, procesin i gjatë i integrimit evropian që duket se është ngujuar herë pas here, është pa kuptim në mendimin tim të vendosen masa kundër Republikës së Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë parlamentarisht jam kundër, por mendoj se gjithnjë e më shumë në Komisionin Evropian dhe veçanërisht në Parlamentin Evropian janë shumë më në favor të heqjes së këtyre sanksioneve, këtyre masave”, përfundon ai, tha ai për KP.

Share This