Erdogan i angazhuar në diplomaci intensive pas rënies së regjimit sirian

Erdogan i angazhuar në diplomaci intensive pas rënies së regjimit sirian

Pas rënies së regjimit sirian, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është angazhuar në diplomaci intensive.

Sipas informacioneve të përpiluara nga AA, pasi qeveria e përkohshme mori detyrën në Siri, Erdogan bisedoi me liderët botërorë për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Më 10 dhjetor, ai zhvilloi diskutimin e tij të parë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Gjatë bisedës telefonike, në të cilin u trajtuan zhvillimet e fundit në Siri, Erdogan përsëriti se Turqia ka mbështetur integritetin territorial dhe stabilitetin e Sirisë që nga fillimi i luftës civile.

Ai theksoi se Siria duhet të qeveriset nga njerëzit e saj dhe premtoi përpjekje të vazhdueshme të Turqisë për të krijuar një Siri të bashkuar dhe pa terror.

Në të njëjtën ditë, Erdogan gjithashtu foli me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, duke riafirmuar angazhimin e Turqisë për të mbështetur popullin sirian në arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm në vendin e tyre.

Pas diskutimit të tij me Aliyevin, Erdgan pati një telefonatë me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Ai theksoi se zhvillimet e fundit konfirmuan saktësinë e politikave humanitare dhe parimore të Turqisë.

Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë qëndrimin e saj në favor të paqes, lirisë, dialogut dhe drejtësisë në Siri, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë dhe arritjes së stabilitetit.

Udhëheqësi turk gjithashtu i tha Melonit se agresioni izraelit tani është shtrirë në Siri, duke theksuar se kjo qasje nuk kontribuon në stabilitetin e Sirisë dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e pastrimit të vendit nga elementet terroriste.

Më vonë në mbrëmje, Erdogan vazhdoi diplomacinë e tij telefonike, duke folur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ai siguroi Von der Leyenin se Turqia do të mbetej e përkushtuar për të mbështetur popullin sirian duke eliminuar elementët terroristë, duke ruajtur unitetin, duke mbrojtur integritetin territorial dhe duke siguruar paqen për të gjithë sirianët, pavarësisht nga etnia ose feja.

Presidenti turk e mbylli ditën me një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ai nënvizoi rëndësinë e fazës së re për unitetin, kohezionin dhe integritetin territorial të Sirisë, duke riafirmuar angazhimin e Turqisë për një Siri pa terror.

Erdogan gjithashtu theksoi se krijimi i kushteve të nevojshme për të lehtësuar kthimin e sirianëve të zhvendosur nga lufta civile mbetet një përparësi për Turqinë.

Më 12 dhjetor, Erdogan u takua me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në aeroportin ”Esenboga” në Ankara.

Gjatë takimit, ai theksoi se Turqia do të marrë masa parandaluese për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare kundër të gjitha organizatave terroriste që veprojnë në Siri, përfshirë PKK/PYD/YPG-në dhe ISIS-in.

Erdogan theksoi se Turqia është i vetmi vend i NATO-s që është angazhuar në luftime të drejtpërdrejta me grupin terrorist të ISIS-it dhe tha që Ankaraja do të parandalojë grupin terrorist PKK dhe bashkëpunëtorët e tij të shfrytëzojnë situatën në terren.

Ai gjithashtu u zotua të sigurojë që të mos shfaqen dobësi në luftën kundër grupit terrorist ISIS.

Erdogan përsëriti qëndrimin e gjatë të Turqisë në favor të ruajtjes së integritetit territorial, unitetit dhe strukturës unitare të Sirisë.

Gjithashtu, Erdogan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojnë së bashku në rehabilitimin dhe rindërtimin e institucioneve në Siri. /atsh/

Share This