
Elita e futbollit vjen sot me dy duele interesante
Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje, të cilat do të zhvillohen në të njëjtën kohë, nga ora 16:00.
Në njërën prej përballjeve, Feronikeli do të kërkojë pikë të rëndësishme ndaj Vushtrrisë, në një duel mes dy skuadrave të renditura në pjesën e poshtme të tabelës. Feronikeli ka grumbulluar tri pikë dhe aktualisht mban vendin e nëntë, ndërsa Vushtrria ende nuk ka arkëtuar pikë dhe ndodhet në fund të klasifikimit.
Më interesante pritet të jetë përballja ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit. Malisheva ndodhet në pozitën e dytë me 13 pikë, ndërsa Ballkani është i pesti me 10 pikë.
Të dyja skuadrat synojnë fitoren për të përmirësuar pozitat e tyre në tabelë dhe për t’iu afruar kreut të kampionatit.
Të dyja ndeshjet nisin në orën 16:00.

