Elita e futbollit vazhdon sot me dy ndeshje interesante
Pas ndeshjes Gjilani-Ferizaj, Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e javës së nëntë.
Malisheva sfidon Prishtinën, ndeshje kjo që transmetohet ë Radio Kosova, derisa Feronikeli ’74 që akoma nuk ka shijuar fitoren këtë edicion të garave, në ‘Rexhep Rexhepi’ do të ballafaqohet me Dritën.
Ndërkaq, dy ndeshjet e fundit të kësaj fundjavë luhen të dielën pasdite.
Kryesfida do të luhet në Suharekë ku ndeshën rivalët lokal, Ballkani dhe Suhareka, derisa sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Dukagjinit e Llapit që luhet në Klinë, duele që do të transmetohen në Radio Kosova.
Superliga / Java e nëntë
Të shtunën takohen:
Malisheva – Prishtina
Feronikeli ‘74 – Drita
Të dielën takohen:
Dukagjini – Llapi
Ballkani – Suhareka
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.