Egjipti i Salah eliminon Bregun e Fildishtë, kalon në gjysmëfinale

Egjipti i Salah eliminon Bregun e Fildishtë, kalon në gjysmëfinale

Egjipti ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi mposhti kampionët në fuqi të Bregut të Fildishtë me rezultatin 3–2, në një çerekfinale mjaft emocionuese, shkruan Rekordi.net.

“Faraonët”, shtatë herë fitues të këtij turneu, e nisën ndeshjen fuqishëm duke kaluar në epërsi që në minutën e 4-të me golin e Omar Marmoush.

Avantazhi u dyfishua në minutën e 32-të nga Rami Rabia, ndërsa kapiteni Mohamed Salah realizoi golin e tretë në minutën e 52-të.

Nga ana tjetër, “Elefantët”, tri herë fitues të Kupës së Kombeve të Afrikës, së fundmi në vitin 2023, reaguan duke ngushtuar rezultatin.

Goli i parë erdhi pas një autogoli të Ahmed Fatouh në minutën e 40-të, ndërsa Guéla Doué shënoi golin e dytë për Bregun e Fildishtë në minutën e 73-të.

Pavarësisht përpjekjeve të fundit, Bregu i Fildishtë nuk arriti ta barazojë rezultatin, duke i dhënë Egjiptit fitoren dhe biletën për në gjysmëfinale.

Në fazën e radhës, Egjipti do të përballet me Senegalin, në një duel që pritet të zhvillohet të mërkurën e ardhshme. /Rekordi.net

Share This