“E tradhtova vetëm një herë me Lorencin”, zbardhet dëshmia e gruas së policit në Shqipëri
A2 CNN raporton se ka siguruar dëshminë e bashkëshortes së efektivit të Policisë Kufitare në Shqipëri, Erion Goxhara, i cili qëlloi mesditën e së hënës disa herë me armë zjarri punonjësin e ERE-s, Lorenc Kosta.
Në dëshminë e saj, shtetësja G. Goxhara pranon se tradhtia e saj, akt që u bë zanafillë e konfliktit, i cili çoi deri në plagosjen e Kostës, ka ndodhur dhe këtë ia ka rrëfyer bashkëshortit të saj në muajt e parë të këtij viti.
Ajo deklaron ndër të tjera se fillimisht ka pasur marrëdhënie të mira, korrekte me bashkëshortin, me ulje dhe ngritjet e saj, si çdo çift tjetër.
Më tej, G. Goxhara shton se “rreth një vit pasi kishte filluar punë si juriste pranë Entit Rregullator të Energjisë, ka krijuar njohje dhe afrimitet me shtetasin Lorenc Kosta, të cilin e kishte në punë”.
“Prej muajit janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja. Fillimisht pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja. Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do m’i falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.