E rëndë, djali dyshohet se ka sulmuar me sëpatë babanë e tij në Deçan, Prokuroria jep detaje

E rëndë, djali dyshohet se ka sulmuar me sëpatë babanë e tij në Deçan, Prokuroria jep detaje

Gazeta Express mëson nga burimet e saj se në komunën e Deçanit dyshohet se djali ka sulmuar me sëpatë babanë e tij.

Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, i kontaktuar nga Gazeta Express tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

I njëjti shtoi se viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Prokurorja e Krimeve të Rëna ka autorizuar Policinë për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Nikçi.

Share This