E kërkojnë Barça dhe Atletico, Diaz nuk e mendon largimin nga Liverpool-i
Sulmuesi kolumbian Luis Diaz raportohet se nuk është duke e menduar largimin nga Liverpooli.
Kolumbiani është i lidhur me transferimin në La Ligë, ku kërkohet nga Barcelona dhe Atletico Madrid.
Por, sipas gazetarit të Sky Deutschland, Florian Plettenberg, Diaz nuk e po e planifikon largimin nga ‘Anfield’.
“Pavarësisht shumë thashethemeve, Luis Diaz aktualisht nuk po planifikon largimin nga Liverpool”.
“27-vjeçari, i cili shënoi dy gola kundër Tottenhamit, ndihet shumë rehat në klub”, shkruan gazetari Plettenberg.
Anësori, i cili me Liverpoolin ka kontratë deri në vitin 2027, thuhet se ka raporte mjaft të mirë me trajnerin Arne Slot.