E BUJSHME: Arbër Hoxha te skuadra e njohur italiane?

E BUJSHME: Arbër Hoxha te skuadra e njohur italiane?

Skuadra italiane Lecce ka shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin shqiptar Arbër Hoxhën nga Dinamo Zagreb.

Afati kalimtar i janarit tashmë është hapur dhe disa klube italiane, përfshirë Leccen kanë nisur punën për t’u përforcuar për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Siç raporton gazetari italian Gianluca di Marzio, drejtori i Lecces Pantaleo Corvino është duke e vëzhguar nga afër Hoxhën, që po mahnit te klubi kroat, shkruan nacionale.

Me lëndimin e Lameck Banda, shqiptari po vlerësohet si alternativa adekuate e Marco Giampaolos.

Hoxha vlerësohet si një anësor natyral i majtë, por ka aftësitë për të luajtur në të tre pozitat në ofensivë, ndërsa vlerësohet lartë për shpejtësinë dhe krijimin e rasteve për bashkëlojtarët.

Share This