E ardhmja e Hernandez mbetet në dyshim, Reali nuk e ka prioritet

E ardhmja e Hernandez mbetet në dyshim, Reali nuk e ka prioritet

E ardhmja e Theo Hernandez te Milani vazhdon të jetë në ajër.

Mbrojtësi francez ka zhvilluar një sezon larg pritshmërive dhe bisedimet për rinovimin e kontratës së tij, e cila përfundon në vitin 2026, kanë ngecur prej muajsh.

Në këtë situatë të pasigurt, nga Spanja kanë filluar të vijnë zëra që lidhen me një rikthim të mundshëm të tij te Real Madridi.

Sipas asaj që raporton “Marca”, Theo Hernandez i është ofruar klubit madrilen për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, për momentin, lojtari nuk konsiderohet prioritet për “Los Blancos”.

Në krye të listës së dëshirave të Real Madridit për krahun e majtë ndodhet Alvaro Carrera-s, mbrojtës i talentuar i lindur në vitin 2003 dhe që aktualisht është pjesë e Benficës. Carreras ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh dhe është gjithashtu në ‘radarët’ e Manchester United.

Një tjetër alternativë për klubin spanjoll është edhe Milos Cercez, mbrojtësi hungarez i Bournemouth, i cili ka bërë paraqitje të mira në Premier League dhe shihet si një opsion i vlefshëm për të ardhmen.

Ndërkohë, skuadra do të marrë një drejtim të ri këtë verë, pasi Xabi Alonso pritet të marrë drejtimin e Real Madridit menjëherë pas përfundimit të Botërorit të Klubeve, gjë që mund të ndikojë edhe në strategjinë e transferimeve të klubit.

Share This