Dy vjet pa ‘mjeshtrin’ e mikrofonit  

Dy vjet pa ‘mjeshtrin’ e mikrofonit  

Sot bëhen dy vjet nga vdekja e gazetarit dhe komentatorit të njohur sportiv të Radio-RTK-së, Milaim Krasniqit.

Gazetaria e sportit të Kosovës dy vjet me parë mbeti më e varfër pa njërin ndër gazetarët e shquar të sportit të Kosovës.

Në nderim të ish-gazetarit sportiv, Milaim Krasniqit, RTK-Radio, do të organizojë një ndeshje revyale mini-futbolli me gazetarët e sportit nga RTSH, aktivitet që do të mbahet sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 12:00.

Krasniqi kishte lindur në Makoc të Prishtinës më 1 qershor 1969. Studioi për gazetari dhe komunikim. Punën e gazetarit të sportit e kishte filluar në gazetën “Bujku” në vitet ’90, ndërsa më vonë punoi në Radion “Rilindja” dhe Radion “Kosova e lirë”. Punoi edhe në Televizionin “AA”

Në vitin 2001, Krasniqi punësohet në Radio Kosovë, medium në të cilin punojë deri në ditët e fundit të jetës.

Gjatë kësaj periudhe ai kishte komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes.

Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Milaimi i njohur si ‘Mili’ do të jetë udhërrëfyes për gjeneratat e reja.

Share This