Dy persona arrestohen për lëndim trupor në Llapushnik të Drenasit

Dy persona arrestohen për lëndim trupor në Llapushnik të Drenasit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të lëndimit trupor.

Sipas njoftimit zyrtar, sot rreth orës 13:00, në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit, një person dyshohet se është sulmuar me mjete të forta nga dy persona.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia ka njoftuar se hetuesit po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.

Share This