Dy klubet e Serie A e duan yllin e Liverpoolit
Dy gjigantët italianë Juventus dhe Inter janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit Thiago Alcantara.
Spanjolli duket se është “pishman” për qëndrimin te “Reds” pasi ka humbur vendin titullar, me trajnerin Jurgen Klopp që preferon përforcimet e fundit.
Sipas “Fichajes”, Juventus dhe Inter kanë shprehur interesim për lojtarin dhe ndodhen në negociata.
Liverpool nuk dëshiron t’i ofrojë një kontratë të re lojtarit prandaj ky i fundit është i lirë që të nis negociatat qysh nga janari.
Nëse vazhdon kjo situatë edhe në dy muajt e ardhshëm, ekziston mundësia që Thiago të kërkojë largimin qysh në afatin dimëror.
Përndryshe, spanjolli e ëndërron rikthimin te Barcelona, por ish klubi nuk ka financa për ta bërë realitet.