Dukagjini i fortë për Gjilanin
Dukagjini ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Gjilani.
Skuadra e Ismet Munishit mori pikët e plota falë një triumfi 1:2, në përballjen që ishte shumë e hapur nga fillimi.
Pas vetëm pesë minutave lojë, Mërgim Pefqeli kaloi Dukagjinin në epërsi pas një asistimi të bukur të Erlis Xhemajlit (5’).
Mysafirët vazhduan me lojë të bukur duke dyfishuar epërsinë pastaj përmes talentit Hekuran Berisha (41’).
Gjilani tentoi të këndellet duke qenë më e rrezikshme në pjesën e dytë, por e tëra që bëri ishte goli i nderit përmes Senad Jarovic nga pika e bardhë (83’).
Dukagjini pas këtyre tre pikëve ngjitët në pozitën e tetë me 14 pikë, ndërsa Gjilani bie në vendin e parafundit me 13 sosh.