Drita në play-off të Ligës se Konferencës, ky është urimi i presidentit Ademi

Drita në play-off të Ligës se Konferencës, ky është urimi i presidentit Ademi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC Dritën për kualifikimin në fazën e “play-off”-it në UEFA Conference League.

Ademi ka theksuar se fitorja ndaj FC Auda 3:1, me një përpjekje të jashtëzakonshme dhe me shpirt luftarak në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” përgjatë 120 minutave, është dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit të pashoq të të gjithë futbollistëve.

“Urime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët e “Intelektualët” që i dhanë mbështetje të madhe skuadrës drejt këtij triumfi”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Share This