Drita mposht Malishevën
Drita e ka mposhtur Malishevën, me rezultat 2-1, të mërkurën në Gjilan.
Gjilanasit dhe malishevasit u përballen në ndeshjen e mbetur të javës së pestë për shkak të angazhimit të Dritës në garat evropiane.
Krasniqi (24’) dhe Tusha (59’) shënuan nga një gol për fitoren e gjilanasve, derisa golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Aliu (79’).
Drita me këtë fitore arkëton gjashtë pikë duke u ngritur në pozitën e gjashtë, derisa Malisheva qëndron në vendin e dytë me 10 sosh.