Drita eliminohet pas penalltive nga Inter Escaldes

Drita eliminohet pas penalltive nga Inter Escaldes

Ka marrë fund ëndrra e Dritës për të qenë për të dytën herë radhazi pjesë e grupeve të Conference League. 

 

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu është eliminuar nga Inter Escaldes pasi është mposhtur pas ekzekutimit të penalltive.

Rezultati pas penalltive ka qenë 4-2 për skuadrën nga Andorra. Të paskatë nga pika e bardhë për skuadrën gjilanase janë treguar Kristal Abazaj dhe Igball Jashari.

Ndeshja gjatë nëntëdhjetë minutave po edhe gjatë vazhdimeve dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta është mbyllur me rezultat 0-0.

Ndeshja nuk ka pasur shumë raste, ndërsa vendasit kanë dominuar me posedimin e topit.

Share This