Drita e frikshme, shkund Gjilanin

Drita e frikshme, shkund Gjilanin

Skuadra e Dritës ka bërë një hap të madh në rrugën drejtë titullit të kampiones ën Superligën e Kosovës në futboll, pasi e ka mposhtur në derbi Gjilanin me rezultat 4-0.

Gjilani është mbajtur mirë vetëm në 14-të minutat e parë, kur Almir Ajzeraj e zhbllokoi ndeshjen duke shënuar për 1-0. Tre minuta me vonë, Rron Broja realizon për 2-0.

Në minutën e 23-të, Arb Manaj realizoi golin e tretë për Gjilanin, derisa në këtë pjesë të ndeshjes realizoi edhe Denys Kostyshyn për rezultatin 4-0.

Pjesa e dytë ishte me e qetë, derisa “Intelektualët” shënuan edhe një gol, por i cili me pas u anulua pasi Albert Dabiqaj paraprakisht luajti me dorë.

Pas kësaj fitore, Drita shkon në kuotën e 57 pikëve dhe është me afër titullit të kampiones në elitë.

Në anën tjetër, Gjilani mbetët në kuotën e 35 pikë dhe do të luftojë për mbijetesë me disa skuadra tjera.

Share This