Drita dhe Ballkani synojnë përmbysjen në Ligën e Konferencës

Drita dhe Ballkani synojnë përmbysjen në Ligën e Konferencës

FC Drita sonte do të përballet me Auda-n e Letonisë, duel ky që vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Gjilanasit dhe skuadra letoneze do të ndeshen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në duelin kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.

Sfida e parë është mbyllur me fitoren minimal të Auda-s (1-0). Drita në duelin e sotëm hynë e përgatitur dhe e motivuar maksimalisht për të përmbysur rezultatin e lojës së parë dhe për t’u kualifikuar në play-off-in e kësaj ligë evropiane.

Ndeshja mes Dritës dhe Auda-s fillon në orën 20:00.

Ndërkohë edhe kampionin e Kosovës, Ballkanin e pret një mision i vështirë.

Skuadra nga Suhareka luan në udhëtim tek Larne e Irlandës së Veriut.

Ndeshja e parë mes skuadrës sonë dhe skuadrës nga Irlanda e Veriut, e zhvilluar një javë më parë në ‘Fadil Vokrri’  ishte mbyllur me fitoren e Larne (1-0).

Edhe Ballkani sikurse Drita për të kaluar në rundin tjetër të garave në Ligën e Konferencës duhet përmbysur rezultatin e sfidës së parë.

Ndeshja Larne-Ballkani nis në orën 21:00.

Share This