‘Dridhet’ Skenderaj, mbështetjeje masive për Bekim Haxhiun në Runik
Salla ishte përplot me njerëz që unanimisht konfirmuan mbështetjen për 109-shin e PDK-së.
Bekim Haxhiu u ndje si në shtëpi mes qindra njerëzve në Runik të Skenderajt, ku edhe mori konfirmimin për mandatin e 6-të për deputet, shkruan Ballkani.info.
“Vitin 2025 e filluam me qytetarët e Runikut të Skenderajt. Një pritje madhështore, me besimin në fitore na e dëshmuan edhe një herë se PDK-ja mbetët e vetmja alternativë për ta votuar. Ata i premtuan mbështetje dhe besimin e tyre për kandidatin më të mirë për kryeministër Bedri Hamza, për programin me të mirë dhe listën më të mirë për deputetë”, ka shkruar Haxhiu.