Drenas, përmbyllet projekti ‘Angazhimi i të rinjve, një Zë për Ndikim’
Komuna e Drenasit njofton se sot, me pjesëmarrjen e shumë të rinjve e përfaqësues të organizatave të Drenasit dhe Ferizajt është mbajtur ceremonia përmbyllëse e projektit “Angazhimi i të rinjve, një Zë për Ndikim”.
Sipas njoftimit ky program është financuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së përmes programit “Alumni Engagement Innovation Fund 2023”, mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, administruar nga KUSA dhe zbatuar nga dy anëtarë të Alumni, Laureta Thaqi dhe Xhemile Murati-Shabani në bashkëpunim me organizatën Qendra për Avokim dhe Angazhim Qytetarë ADVOICE.
Në këtë ceremoni u prezantuan të arriturat e projektit që nga mbajtja e konventës rinore, hartimit të Strategjisë për Zhvillimin dhe Fuqizimin e Rinisë, Trajnimet në kuadër të Akademisë Rinore, Platformës E-Rinia që se shpejti do të bëhet e qasshme për të Rinjtë/OJQ-të, dhe punës vullnetare për komunitet në dy komunat.
Të rinjtë u certifikuan për trajnimet e ndjekura, gjithashtu u ndanë mirënjohje për punën vullnetare.
Me këtë rast u shprehen falënderime për mbështetjen nga Departamenti i Shtetit, Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Kusa, partnerët e tjerë që kanë ndihmuar gjatë implementimit të projektit, dhe të gjithë të rinjtë e përfshirë në projekt.