Dortmundi ngec në transfertë, “nuk ndez” pa Reus-Sancho
Nuk ka fitues në Heidenheim-Borussia Dortmund. Sfida e luajtur në “Voith-Arena”, nuk prodhoi asnjë gol, me verdhezinjtë që i japin fund ecurisë prej tri fitoresh radhazi në Bundesliga.
Ndeshjes hapëse e javës së 20-të në kampionatin gjerman, filloi me një mundësi fantastike për Heidenheimin. Vendasit kishin një shans të artë në minutën e 14’.
Gjithsesi, Tim Kleindienst nuk përfitoi nga “dhurata” dhe gaboi me portën bosh. Në krahun tjetër, verdhezinjtë, të cilit kishin shumë mungesa, shënuan në minutën e 26’, por goli i Donyell Malen u anulua nga teknologjia VAR.
Pjesa e dytë prodhoi pak raste, me nënkampionët e Gjermanisë që nuk ishin në formë të mirë. Skuadrës së Edin Terzic i mungoi ritmi i duhur dhe la dy pikë që mund t’i sillnin vendin e tretë.
Pozitive performanca e skuadrës së ardhur nga Bundesliga 2, që siguroi një pikë të rëndësishme kundër një prej skuadrave më të forta të kampionatit.
Skuadra e Frank Schmidt po zhvillon një sezon pozitiv, duke u renditur në vendin e nëntë.