Dortmundi fenomenal, përmbys Atleticon dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Dortmundi fenomenal, përmbys Atleticon dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2, duke e zhvlerësuar suksesin 2-1 të “Los Colchoneros” në takimin e parë, në Madrid.

Verdhezinjtë kaluan në epërsi të dyfishtë në pjesën e parë, por u barazuan në fillim të fraksionit të dytë. Gjithsesi kundërpërgjigjja e vendësve ishte e menjëhershme, me Fullkrug dhe Sabitzer, që realizuan dy gola brenda pak minutash, duke vulosur rezultatin përfundimtar në 4-2.

Një pjesë e parë fantastike për Borussias e Dortmundit. Verdhezinjtë realizuan dy herë në portën e Atleticos brenda pesë minutash lojë.

Në të 34-tën e zhbllokoi rezultatin Brandt, pas asistit të marrë nga Hummels, 1-0.

Pas pesë minutash dyfishoi rezultatin Maatsen, pas bashkëpunimit me Sabitzer, 2-0.

Autogol qesharak i Hummels, Atletico barazon rezultatin, gjithçka mbetet e hapur.

Çfarë karakteri nga Atletico, barazon rezultatin Correa, 2-2.

Kundërpërgjigje e pabesueshme nga verdhezinjtë, realizon dy herë për tri minuta me Fullkrug dhe Sabitzer, 4-2.

Share This