Dortmund dhe Bayern Munich ndajnë pikët në kryederbin gjerman
Borussia Dortmund dhe Bayern Munich kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të shtunën në kryederbin e javës së 12-të në Bundesligën gjermane.
Dueli mes dy skuadrave më të mëdha dhe me rivalitetin më të madh në elitën gjermane, ka dhuruar një sfidë interesante edhe pse u shënuan vetëm dy gola.
Ishte Gittens (27’), i cili kalojë në epërsi ‘Milionerët’ e Gjermanisë, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Lojë dinamike është luajtur edhe në fraksionin e dytë të kësaj superpërballje.
‘Bavarezët’ përmes Musiala-s (85’), ia dolëm që të arrijnë golin e barazimit, rezultat më të cilin edhe u mbyll derbi më i madh në tokën gjermane.
Bayern Munich mbetet në krye të tabelës me 30 pikë të tubuara, kurse, Dortmund zë vendin e pestë me 20 sosh.