Dogana e Kosovës: Viti 2024, vit i rekordeve në të gjithë gamën e misionit

Dogana e Kosovës: Viti 2024, vit i rekordeve në të gjithë gamën e misionit

Dogana e Kosovës, thotë se ka përfunduar vitin 2024 me rezultate mbresëlënëse në të gjitha fushat e operimit, duke dëshmuar një angazhim të palëkundur për efikasitet dhe mbështetje të ekonomisë së vendit.

“Të dhënat e paraqitura në konferencën përmbyllëse të fund vitit flasin për një vit suksesi të jashtëzakonshëm, duke tejkaluar projeksionet financiare dhe duke ndihmuar zhvillimin e sektorit privat përmes reformave dhe inovacioneve teknologjike”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas këtij njoftimin Dogana e Kosovës do të përmbyll vitin me të hyra prej mbi 1 miliardë e 823 milion euro për buxhetin e Republikës së Kosovës, duke tejkaluar vitin paraprak me mbi 150 milion euro apo 9% si dhe projeksionin vjetor me 50 milionë euro ose 3% më shumë.

“Rritja e të hyrave është arritur pavarësisht zgjerimit të gamës së produkteve të liruara nga taksat doganore, si makineritë, lëndët e para dhe burimet e energjisë, në kuadër të skemave mbështetëse për prodhuesit vendor, si dhe pjesë së thelluar produkteve për te cilat zbatohet marrëveshjet e tregtisë së lirë. Efekti në këto kategori sivjet ka arritur në 367 milionë euro, një rritje prej 10% apo 34 milion euro me shumë krahasuar me vitin e kaluar. Përkundër këtyre lirimeve, Dogana vazhdoi të tejkalojë mbi dyfish trendin e rritjes ekonomike të vendit, duke shfaqur një efikasitet të qëndrueshëm në luftimin e ekonomisë joformale dhe zbatimin e reformave strategjike” , thuhet tutje në njoftim.

Dogana e Kosovës, thotë se ka proceduar gjithsej 536,212 deklarata doganore, një rritje prej 10.7% krahasuar me vitin 2023.

Sipas saj, në vitin 2024, Dogana e Kosovës ka vendosur themelet për të nisur zbatimin e Aplikimit e Inteligjencës Artificiale, me qëllim përmirësimin e proceseve të kontrollit dhe lehtësimin e tregtisë. Një projekt po ashtu shumë i rëndësishëm ka qenë rekrutimi i 115 zyrtarëve të rinj përmes një procesi të bazuar tërësisht në meritokraci, në bashkëpunim me projektin e BE-së për reformën e Menaxhimit të Financave Publike.

Zhvillimet tjera sipas këtij njoftimi, janë edhe aderimi në Konventën e Stambollit, anëtarësimi në nëngrupin verior të rajonit të Evropës në OBD, dhe se fundi nënshkrimi i me Arabinë Saudite  nga ana e ministrit te MFPT, janë mundësi të shkëlqyera për bashkëpunim ndërkombëtar, shkëmbim të informacionit, përshpejtim të procedurave dhe aktivitete tjera tërëndësishme për zhvillim të politikave dhe procedurave Doganore, por edhe shumë të arritura të tjera. /rtk/

Share This