Djali i Zinedine Zidane lë futbollin në moshën 29-vjeçare
Enzo Zidane, djali i madh i legjendës franceze Zinedine Zidane, ka marrë vendimin të tërhiqet përgjithmonë nga futbolli në moshën 29-vjeçare.
Sipas spanjolles “AS”, Enzo është shprehur se do që t’i përkushtohet vetëm tri vajzave dhe familjes së tij në vijim.
Mesfushori francez e nisi karrierën në akademinë e Real Madridit, por nuk arriti të bënte kurrë karrierën që ëndërronte.
Ndër të tjera ai ka veshur fanellën e Alaves, Almeria dhe Aves, ndërsa Fuenlabrada, në divizionin e 3-të të Spanjës, ishte skuadra e tij e fundit.