Distria Krasniqi fantastike: Kualifikohet në çerekfinale, e rrah keq xhudisten nga Indonezia

Distria Krasniqi fantastike: Kualifikohet në çerekfinale, e rrah keq xhudisten nga Indonezia

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi e ka nisur me fitore në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Kosovarja raundin e parë falë renditjes e kaloi pa lojë, ndërsa në të dytin fitoi ndaj xhudistes nga Indonezia Maharani Maryam.

Krasniqit iu deshën vetëm disa sekonda për ta siguruar fitoren, ngase fitoi lehtësisht me një IPPON.

Në çerekfinale, Krasniqi do të përballet me fituesin e përballjes Primo Gefen kundër Ndiaye Binta.

Share This