Dialogu Prishtinë-Beograd, Stano: Asgjë konkrete për takime të nivelit të lartë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka mohuar raportimet e mediave për një takim të mundshëm të nivelit të lartë këtë javë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Takimi i fundit Kurti-Vuçiç është mbajtur më 14 shtator 2023, dhe rezultoi pa ndonjë përparim. /KosovaPress/